Komisioni Rregullator për Energjetikë i Republikës së Maqedonisë
(KRRE) dhe Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Ujëra i Republikës së Bullgarisë (KRREU) sot në Shkup nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim me të cilën përmirësohet bashkëpunimi i deritanishëm i komisioneve.
Me marrëveshjen, që e nënshkruan kryetari i KRRE-së Dimitar Petrov dhe anëtari dhe shef i delegacionit të KRREU-së Aleksandar Jordanov, vendoset kornizë institucionale për thellim të bashkëpunimit në nivel bilateral dhe multilateral, këmbim të përvojave dhe informatave nga interesi i përbashkët, mbështetje e ndërsjellë në ndërtim të kapaciteteve, bashkëpunim në implementimin e direktivave dhe rregullativave evropiane nga sfera e energjetikës, si dhe transfer të diturive në sferën
e rregullimit të shërbimeve ujore.
Me marrëveshjen, siç kumtojnë nga KRRE, pritet edhe përforcim i kapaciteteve nga aspekti rregullator në proceset e ardhshme të pritura për ndërtim të lidhjeve të reja interkonektive, posaçërisht në sferën e gazit natyror, si dhe përgjithësisht integrimin e përforcuar në tregjet e gazit
natyror dhe energji elektrike, në kontekst të krijimit të tregut të vetëm evropian të energjisë.
Data 17.09.2025
Aktuale
- Mexhiti: Bulevardi “Cvetan Dimov”, investim që do të sjell zhvillim dhe përparim për çdo qytetar të Çairit
- Kandidati i AKI për kryetar të Strugës, Arsim Dalipi takohet me kandidatët për këshilltarë komunal
- VLEN i uron Ziadin Selës formimin e partisë së re
- Sotir Lukrovski në Ditën e Pacientëve: Prioritet infrastruktura shëndetësore në Karposh
- Erkan Arifi: Urdhëresa e Mexhitit, veprim arbitrar dhe politikisht e motivuar
- Arrestimi i Mozzik- Dogana del me njoftim: I ndalohen dy orat luksoze me vlerë mbi 1.3 milionë euro
- Risteski: Masa “Shporta shkollore” pati efekt, një familje me dy nxënës kurseu rreth 3,000 denarë
- Cila është strategjia e re e SHBA-së për të mbështetur Kosovën?