Takimi i liderëve në format të shkurtuar në përbëje të kryetarëve të LSDM-së, BDI-së, VMRO-DPMNE-së dhe një nga krahët e BESËS-s, Zoran Zaev, Ali Ahmeti,
Hristijan Mickoski dhe Billall Kasami vazhdon të dielën në mbrëmje ose të hënën në mëngjes. Pjesëmarrësit në takimin e djeshëm të liderëve nuk arritën marrëveshje, por siç deklaruan pas përfundimit të mbledhjes për disa çështje janë përafruar, por për disa ka pasur vështirësi në gjetjen e qëndrimit të përbashkët. Zav potencoi se kompromis nuk mund të bëhet rreth qëllimeve strategjike të Maqedonisë – hyrja në BE dhe NATO dhe për amnisti, ndërsa Mickovski kërkoi sjellje evropian jo vetëm me fjalë por me vepra.
“Qëllim strategjik i Republikës së Maqedonisë është anëtarësimi i plotfuqishëm në BE dhe NATO, kompromis për qëllimet strategjike nuk ka. Amnisti të drejtpërdrejt ose indirekte nuk ka. Do t’u japim mundësi bisedimeve në qoftë se kjo është e mundur”, tha Zaev. Ai potencoi se pret nga bisedimet të dalë marrëveshje dhe për formim dhe implementim të KSHZ-së. Potencoi se ka çështje për të cilat është lehtë të arrihet marrëveshje, por edhe të tilla për të cilat procesi është i vështirë. Zaev përmendi se qëllimi është që të realizohet referendum i suksesshëm për shkak se i gjithë procesi është në mënyrë kohore i caktuar duke pasur parasysh atë që nga referendumi i suksesshëm varen ndryshimet e mëtejme kushtetuese të cilat madje janë parakusht që Greqia ta ratifikojë marrëveshjen për emrin në Parlamentin e saj.