Komisioni hetimor parlamentar për privatizimin e OSSHE-së tek kompania çeke CEZ ka administruar këtë të martë prova shumë të rëndësishme lidhur me personin Nuel (Nue) Kalaj.
Personi në fjalë, sipas dëshmive të deritanishme, ka qenë sekseri i marrëveshjes së qeverisë së kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha dhe kompanisë CEZ.
Komisioni ka administruar llogari bankare të Nue Kalajt, i cili ka marrë nga CEZ transferta bankare mbi 7 milionë euro, shuma të cilat më pas i ka tërhequr në formë kesh më 16 qershor 2009, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të atij viti.
Komisioni po heton përse CEZ i ka bërë këto transferta tek ky individ dhe ku i ka çuar paratë kesh Nue Kalaj, mik i ngushtë i djalit të Sali Berishës, Shkëlzen Berisha.
10 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)/TCH