Dy ditë pas mbajtjes së takimit të liderëve grupet punuese të partive parlamentare ende nuk i kanë tejkaluar mospajtimet që u paraqitën gjatë zbatimit të asaj që u dakorduan liderët në takim. Përfaqësues të pushtetit dje thanë se nuk do të pranojnë asnjë ultimatum dhe shantazhe nga opozita, e cila megjithatë pohon se e vetmja gjë që kujdesen janë interesat kombëtare të shtetit.
Koordinatorët e grupeve të deputetëve për MIA dje konfirmuan se është harmonizuar Ligj për Qeverinë në pjesën e qeverisë teknike dhe se në të veçmë ka nënshkrime prej të gjitha grupeve të deputetëve, përfshirë edhe VMRO-DPMNE. Sipas burimeve të partive në pushtet, problemi është krijuar kur është dashur të implementohet marrëveshja për financimin e partive politike dhe kur përveç në Ligjin për financimin e partive politike, opozita ka kërkuar ndryshim të nenit 165 nga Kodi Penal.
Ne nuk kemi mandat për ndryshimin e Kodit Penal, thanë nga partitë në pushtet. Duke theksuar gjithashtu, se kryeministri Zoran Zaev është i përpiktë se nuk do të lejojë asnjë amnisti, as të drejtpërdrejtë e as indirekte.
Zaev, megjithatë në takimin me ministrin shtetëror, përgjegjës për Evropën, Mihael Rot theksoi se jemi shumë afër realizimit të qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë – anëtarësimin në BE dhe NATO dhe nuk do të lejojmë që procesin ta dëmtojnë ose ta vënë në rrezik ultimatume të pandërgjegjshme.
“Mbesim të përkushtuar që deri në fund të arrijmë deri te zgjidhjet, të cilat do të mundësojnë kushte për referendum korrekt në interes të qytetarëve të vendit tonë”, theksoi kryeministri Zoran Zaev.
Qëndrim për mospranim të ultimatumit dhe shantazheve dje shfaqi edhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, i cili deklaroi se të gjitha reformat në Maqedoni, duke i përfshirë edhe ato mediatike, janë subjekt pengu për shkak të interesave personale të individëve me prapavijë politike dhe për shkak të kërkesës për amnisti.
Kryetari i VMRO-DPMNE, Hrisitijan Mosckoski në takim theksoi se “VMRO-DPMNE-ja është parti politike, e cila sinqerisht synon integrimin e Republikës së Maqedonisë në BE dhe në NATO”. Njëkohësisht, ai, ka theksuar edhe se “marrëveshja njëpalëshe obliguese e nënshkruar me Republikën e Greqisë është e dëmshme për interesat e Republikës së Maqedonisë dhe se ai nuk mund ta mbështesë”.
Burime nga partitë e deputetëve, megjithatë janë optimistë se marrëveshje do të arrihet dhe se deri të shtunën mund të votohet marrëveshja në takimin e liderëve përfshirë edhe KSHZ. Në të kundërtën, nga LSDM dhe BDI thonë se mbetet e hapur mundësia ta votojnë përbërjen e KSHZ-së me 61 vota sipas ndryshimeve të propozuara të Kodit Zgjedhor, të cilat ende nuk janë tërhequr, gjegjësisht pa opozitën, mundësi të cilën thonë nuk e duan duke pasur parasysh momentin historik për Maqedoninë.