Partia Demokratike përshëndet deklaratën e përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni. “Ky është një lajm i mirë dhe inkurajues për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në këtë vend. Bashkimi dhe bashkërendimi mbi bazën e parimeve dhe qendrimeve demokratike dhe integruese duhet të përbëjë një orientim strategjik në qasjen faktorit politik shqiptar kudo ndodhet, – thuhet në një deklaratë për shtyp të PD-së. – Partia Demokratike duke shprehur mbështetjen e plotë për këtë akt përbashkues, garanton se si sot në opozitë edhe nesër në qeverisjen e vendit, do ta shndërrojë përbashkimin dhe bashkërendimin e faktorit shqiptar në aksin kryesor strategjik të komunikimit dhe punës për realizimin e interesave integruese të shqiptarëve në Ballkan.
Portali është në pronësi të Almakos, lajmet dhe informacionet tjera nga portali nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi. Për të shfrytëzuar informatat e këtij portali ju lutemi kontaktoni personat përgjegjës, ose shkruani në email-in oficial të portalit.
ALMAKOS MEDIA GROUP Adresa: Miroslav Krleza 14, 1000 Shkup, Maqedoni Veriore Tel/fax: +389 71 322 229 Email:[email protected] | [email protected]