Ejup Berisha
Partitë politike Besa dhe Aleanca për Shqiptarët sot paskan arritur marrëveshje zgjedhore për përkrahje të përbashkët në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale 2017.Ky akt do tu ndihmoj të dy partive që të sigurojnë fitore në ato komuna ku janë në balotazh me BDI-në në zgjedhjet e 29 tetorit. Këtë akt duhet përshëndetur sepse kjo e dëshmon kulturën politike që e kanë këto dy subjekte politike. Gjithashtu përcaktimi për përkrahje të përbashkët para zgjedhjeve mes dy subjekteve politike është conditio sine qua non apo kusht pa të cilin ato nuk do të mund të sigurojnë fitore eventuale në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në vendin tonë. Prandaj kjo marrëveshje bashkpunimi do të duhet të quhet Marrëveshje për fitore dhe egzistencë. Edhe pse druaj se është arritur shumë herët dhe se kjo do të jetë një motiv për BDI-në që e friksuar nga humbjaqë ta sulmoj pa mëshirshëm të njëjtën sepse bashkpunimi mes Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët do të mund seriozisht ta rrezikoj epërsinë që e ka BDI në disa komuna ku do të votohet në balotazh.Vlenë të thuhet se ky nuk është tentim i vetëm për bashkpunim mes këtyre dy subjekteve politike shqiptare të shpresojmë se ato do ti rrinë konsekuent zotimit se do ta ndihmojnë njëra tjetrën deri në përfundimin e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.Pse? sepse përvoja e mëparshme dëshmon se ka pasur edhe marrëveshje tjera mes subjekteve politike shqiptare që për shkaqe subjektive edhe nuk janë realizuar apo kanë dështuar.Por rrethanat politike i obligojnë Besën dhe Aleacën që ta respektojnë dhe zbatojnë marrëveshjen e arritur mes tyre se po dështoi e njëjta do të dështojnë edhe këto dy subjekte politike në zgjedhjet lokale ndërsa partitë politike ngriten dhe bien në zjedhje në zgjedhje.