Ashtu siç u raportua më herët, Qeveria ka nisur procedura për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski dhe e ka dërguar te Këshilli i Prokurorëve Publik (KPP) për të marrë mendimin e tyre.
Si shkaqe për një shkarkim të Zvërlevskit numërohen kryerja e jashtligjshme dhe e vonuar e kryerjes së funksionit, sipas dispozitave ligjore, njofton Almakos.
Mirëpo Zvërevski nuk deklaron asgjë konkrete në lidhje me këtë procedurë.
Zvërlevski sot(e mërkurë) ka ardhur në seancën e Këshillit të Prokurorëve i cili duhet të japë mendim për shkarkim ose jo të Zvërlevskit.
Ai i shmangu gazetarët ku me makinën e tij e bllokoi hyrjen dhe menjëherë hyri në objektin e Këshillit të Prokurorëve.
Marko Zvërlevski është antar i Këshillit prandaj nuk dihet nëse në rend dite është shkarkimi i tij./Almakos