Policia ka ngritur padi penale kundër ish kryetarit të Prilepit, Marjan Risteski, (46) për shkak të kryerjes së veprës penale, keqpërdorim të detyrës zyrtare, transmeton ALmakos.
Ashtu si sot informuan nga MPB-ja, padi penale janë ngritur edhe kundër M.S.(59) për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale keqpërdorim në thirrjen publike, I.K.(63), L.M.(58), I.C.(67), B.N.(54) për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Padi penale është ngritur edhe kundër personit juridik “Pela Trans” DOOEL fshati Mazhucishte, Prilep, për kryerjen e veprës penale, keqpërdorim të procedurës së thirrjes publike, marrjen e një marrëveshje për furnizim publik.
Ashtu si sqaruan në njoftim, M.R. në rrolin e kryetarit të komunës së Prilepit, personit juridik i ka mundësuar pronësi prej 77.031.890 den, mjete nga buxheti i Komunës së Prilepit. M.R. ka krijuar kushte që Pella Trans të jetë ofertuesi i vetëm dhe firma e zgjedhur me ofertën më ë përshtatshme në procedurën për furnizim publik./Almakos/