Greqia ka një ecuri me hope të futbollit të saj në Europë. Që nga viti 2004 kur kombëtarja greke fitoi titullin Europian në Portugali, futbolli grek për 20 vite nuk kishte fituar ndonjë gjë, por mbrëmjen e dy ditëve më parë një trofe europian mbërriti në kryeqytetin grek Athinë dhe mbeti po aty, pasi Olimpiakosi, skuadra më e madhe greke, e fitoi atë në finalen e madhe përballë Fiorentinës, një ndeshje shumë e vështirë që zgjati 120 minuta dhe u zgjidh në sekondat e fundit nga një gol i El Kaabit. Por kush është çelësi i suksesit të klubit grek, që pas shumë përpjekjesh ia doli të ngjitet si fitues i një trofeu të rëndësishëm europian në rang klubesh? Ai është Evangelos Marinakis, miliarder, pasionant, i cili, duke investuar shuma të mëdha për të ngritur klubin tani po korr frytet e investimit të tij. Politikan, pronar anijesh, botues, sipërmarrës dhe president futbolli. Nuk është rastësi që e etiketojnë “Berluskoni grek”, edhe pse ai e ka refuzuar vazhdimisht krahasimin: “E respektoj, por jam Marinakis dhe vij nga Pireu”. Evangelos Marinakis është një nga arkitektët kryesorë të triumfit të Olimpiakosit, skuadra e parë greke që fiton një trofe europian falë suksesit 1-0 në Conference League kundër Fiorentinës. 56 vjeç, ai është një nga njerëzit më të rëndësishëm dhe me ndikim në industrinë globale të anijeve: zotëron një nga flotat më të mëdha tregtare në botë, me një vlerë totale që i kalon dhjetë miliardë euro. Që nga vera e vitit 2010 ai është bërë pronar i klubit të Athinës, më i suksesshmi në futbollin grek: bardhekuqtë, nën drejtimin e tij, kanë fituar dhjetë kampionate dhe katër Kupa të Greqisë, por suksesi i djeshëm është pa dyshim suksesi më i rëndësishëm. Në vitin 2017 ai mbërriti në futbollin anglez duke blerë Notingham Forestit, një skuadër të cilën e riktheu në Premier League në maj 2022 pas 23 vitesh pritje. Këshilltar bashkiak në Pire, president i ligës greke të futbollit dhe nënkryetar i Federatës, Marinakis është një figurë shumë e dashur (kishte premtuar një çmim prej 5 milionë eurosh në rast fitoreje në Conference League) por e diskutueshme. Në drejtim të tij ka akuza të rënda si i përfshirë në baste futbolli dhe trafik droge, por ai gjithmonë ka dalë i pastër. Tani, me këtë arritje të pabesueshme, ai është kthyer në një legjendë. Mbetet të shihet nëse do të investojë akoma më shumë për ta bërë Olimpiakosin të pretendojë, pse jo, edhe Champions League.
Data 27.11.2024
Aktuale
- Mbi 20 vite në arrati, FBI arreston të shumëkërkuarin për akte terroriste
- Ish-ministrat Shala e Krasniqi deklarohen të pafajshëm në akuzat për korrupsion
- Syla: Kur Osmanit i nevojitej Fahrija e quante ikonë, tash kur u sulmua nga Peci, ajo nuk tha asnjë fjalë
- Kina, Meksika, Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit për tarifa
- Nikolloski: Autostradën Ohër – Kërçovë do ta ndërtojmë deri në fund të vitit 2026
- VMRO: Zëvendëses së Filipçes i interesojnë vetëm manipulimet me tenderë
- Ali Ahmeti nderon dëshmorët e luftës së Kroacisë
- Shkupi sot qyteti i dytë më i ndotur në Evropë