Forcat detare kanë goditur një anije ruse ndërsa mbronin rajonin e Odesa-s, tha marina e Ukrainës.
Anija u qëllua me armë zjarri në Detin e Zi, është thënë më tej.
“Armiku është tërhequr sërish”, thuhet në një deklaratë të shkurtër në Facebook, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.
Nuk ishte menjëherë e qartë nëse kishte viktima.
Odesa është një qytet port kyç në Ukrainën jugore dhe është një objektiv i rëndësishëm për Rusinë.
Nëse forcat ruse marrin kontrollin e qytetit, ajo do ta bllokojë Ukrainën nga shumica dërrmuese e importeve dhe eksporteve të saj nga deti.