Miçurini do të ektë kopsht të ri të fëmijëve, me çka do të rriten kapacitetet dhe fëmijët do të marrin përkujdes më të mirë, premton sot kandidati për kryetar të komunës së Aerodromit nga LSDM, Zllatko Marin.
Ai para banorëve të bashkësive urbane Miçurin dhe Ostrovë tha se në programin e tij ka paraparë një sërë vendimesh, për siguri më të madhe dhe ulje të tollovisë në komunikacion.
“Në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit do të hapim korridore të reja për dalje nga komuna, në mënyrë që të pakësohet barra e bulevardeve ‘Jane Sandanski’ dhe ‘Brigada e tretë maqedonase’”, theksoi Marin.
paralajmëroi se do të vendoset edhe sinjalizim adekuat rrugor rreth shkollave “Bllazhe Koneski” dhe “Vëllezërit Milladinovci”, ndërsa është paraparë dhe është shënuar zona e këmbësorëve nga QR “Skopjanka” deri në shkollën “Vëllezërit Milladinovci”.
Marin premtoi se do të hap, treg të ri dhe se do ta kthejë në funksion kalimin nëntokësor mes dy bashkësive urbane, nën bulevardin “Janse Sandanski”.