15 Janar 2019 / 11:43
Me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit ndërshkollorë, SH.M.L “DARDANIA” nga Hani i Elezit dhe SH.M “ MARIJA KIRI SKLODOVSKA” nga Shkupi nënshkruajnë Marrëveshje Mirëkuptimi.
Marrëveshja e mirëkuptimit ndërmjet këtyre institucioneve shkollore parasheh shkëmbimin e përvoja në fushën e arsimit, aktiviteteve të përbashkëta kulturore dhe sportive si dhe hulumtimin e fushave me interes nga të cilat do të përfitonin të dyja palët.
Marrëveshjen e mirëkuptimit e nënshkruan në emër të SH.M.L “DARDANIA”, Drejtori i shkollës Zyber Xhoni, ndërsa në emër të SH.M “ MARIJA KIRI SKLODOVSKA” nga Shkupi ishte prezent Vedat Mustafa zv. drejtor.
Zv. drejtori i SH.M “ Marija Kiri Sklodovska”, Vedat Mustafa nga Shkupi me bashkëpunëtorët e tij u pritën edhe nga Kryetari i Komunës Rufki Suma me ç’rast u bashkëbiseduan zhvillimet në fushën e arsimit në të dyja vendet.
Loading…


