Marigona Marku është ushtrues i detyrës ambasador i Maqedonisë në Ambasadën në Uashington, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme.
“Pas përfundimit të mandatit të ambasadorit të mëparshëm në Përfaqësinë diplomatike- konsullore në Uashington, si dhe në përfaqësitë tjera, ku nuk është emëruar ambasador- me automatizëm, diplomati me titullin më të lartë bëhet ushtrues i detyrës (Chargé d’affaires)”, theksojnë në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
E lindur në Dibër të madhe, Marigona Marku ka punuar më herët në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë.
Në vitin 2011, me rastin e përvjetorit të Ministrisë së punëve të jashtme të Maqedonisë, Marigona Marku, që në atë kohë punonte në Drejtorinë për të Drejtën Ndërkombëtare, mori çmimin tradicional për diplomatin më të mirë të vitit, i cili ndahet çdo vit nga Ministria e Punëve të Jashtme.