Franca si mike e madhe e Maqedonisë së Veriut tregon mbështetje të fuqishme për aspiratat tona për fillim të shpejtë të negociatave me BE-në dhe është mbështetëse e rëndësishme e sistemit të qeverisjes së të drejtës, si dhe për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, deklaroi sot ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq në takim me ambasadorin francez në vend, Kristijan Timonie.
Ambasadorit francez Timonie i cili është në largim, ministri Mariçiq iu falënderua për përkushtimin dhe pjesëmarrjen personale në arritjen e rezultatit më të mirë të mundshëm në rrugën reformuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, duke shfaqur shpresë për thellimin e bashkëpunimit, Mariçiq theksoi se vendi gjendet në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme menjëherë para mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare dhe fillimin zyrtar të negociatave mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, periudhë në të cilën në mënyrë intensive do të përkushtohet në reformat në pjesën e qeverisjes së të drejtës.