Zv. kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot pasdite realizoi takim pune me Komisionerin për promovimin e mënyrës evropiane të jetesës, Margaritis Schinas.
Në fokus të takimit ishte përfundimi me sukses i procesit të skriningut për Maqedoninë e Veriut dhe hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren në drejtim të zbatimit të reformave për realizimin me sukses të rrugës sonë integruese evropiane.
Komisioneri Schinas e përgëzoi Mariçiqin për përfundimin me sukses të procesit të skriningut duke avokuar për bashkëpunim të mëtejshëm në zbatimin e Planit të Rritjes, zbatimin e reformave që synojnë zbatimin e agjendës evropiane për Maqedoninë e Veriut.