Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq, në dy ditët në vijim do të qëndrojë në Bruksel ku së bashku me rreth 20 shefa të shteteve nga vende të ndryshme të botës, do të marrë pjesë në Global getauej forum (Global Gateway Forum), nën organizimin e Bashkimit Evropian, ka njoftuar SÇE.
Në kuadër të takimit të punës me Mbretërinë e Belgjikës, zëvendëskyeministri Mariqiç do të ketë takime dypalëshe me eurokomisarin për zgjerim, Oliver Varhej, me drejtorin e Drejtorisë së përgjithshme për politika të fqinjësisë dhe negociata për zgjerim pranë Komisionit Evropian (GD NEAR) Gert Jan Kopman dhe me eurokomisarin për buxhet dhe administratë, Johanes Han.
Zëvendëskryeministri do të mbajë edhe brifing me grupin e punës të Këshillit për zgjerim, KOELA dhe një takim pune me ushtruesen e detyrës së drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e përgjithshme për politika të fqinjësisë dhe negociata pranë Komisionit Evropian, Mikela Matuela, në të cilën temë e bisedës do të jetë procesi i shqyrtimit dhe përgatitja e dokumenteve strategjike – Udhërrëfyesit, të cilët janë detyrimi ynë për hapjen e Klasterit 1, “Vlerat Themelore”
Në fokus të takimeve do të jenë çështjet që kanë të bëjnë me agjendën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe perspektiva e procesit eurointegrues, me të gjitha sfidat aktuale dhe të ardhshme në atë rrugë, njofton Sekretariati për Çështje Evropiane.