Ministri irlandez për Çështje Evropiane, Peter Burk tha se duke u bashkuar në BE, shtetet nuk e zbehin sovranitetin e tyre, por i rrisin mundësitë e tyre.
“Hapja ndaj BE-së dhe rruga nëpër të cilën kaloi populli irlandez është rrugë që do të donin edhe tjerët ta ndjekin dhe së bashku jemi të vendosur t’ju ndihmojmë”, theksoi Burk.
Ministrja serbe e Eurointegrimeve, Tanja Mishçeviq tha se tuneli për në Union është shumë i gjatë dhe fatkeqësisht nuk duket fundi i tunelit.
“Kur përpiqemi t’u shpjegojmë vendeve anëtare të BE-së se zgjerimi do të përmirësojë çështjen e lodhjes nga reformat në rajon që ekziston në çdo vend kandidat në rajon, sepse është shumë urgjente, askush asokohe nuk na dëgjoi dhe tani po e përdorim atë moment që e krijoi dikush tjetër pas 20 vitesh, apo edhe 23 vitesh nga procesi integrues në mbarë Ballkanin Perëndimor. Kjo është një situatë e çuditshme”, tha ajo.
Është e qartë, shtoi ajo se faji është te ne. “Ne jemi të përjashtuar si shoqëri dhe si institucione dhe njëherësh edhe te ne ka pasur shumë beteja dhe probleme të brendshme, por nuk duhet harruar se sundimi i së drejtës është një parakusht kryesor për çdo marrëdhënie të vetme dhe është vështirë të vendoset si një institucion i fuqishëm”, ka thënë Mishçeviq.