Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq sot realizoi takim me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rejçell Gallouej
Në takim, ministri Mariçiq ka shprehur falënderim për mbështetjen e deritanishme të Mbretërisë së Bashkuar në angazhimet e deritanishme të Maqedonisë së Veriut për të ndërtuar, organe gjyqësore të fuqishme, transparente dhe efikase të bazuara në parimin e qeverisjes të së drejtës.
“Ministri theksoi se në këtë mandat do të fokusohet në ngritjen e standardeve etike, përgjegjësinë dhe transparencën në gjyqësi dhe prokurori si parakushte kyçe për rritjen e besimit të opinionit në gjyqësi dhe shfaqi pritshmëri se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë mbështetje të fuqishme për proceset reformuese në Maqedoninë e Veriut”, informojnë nga Ministria e Drejtësisë.