Ajo që duhet të fokusohemi tani është zbatimi i agjendës reformuese, progresi i shpejtë në proces dhe qytetarët të fillojnë të ndjejnë përfitimet e negociatave me BE-në. Nga këtu edhe angazhimi dhe kërkesa ime që të gjithë të përfshihen në negociatat, që është detyrë kombëtare për të gjithë ne. Të diskutohet publikisht, të veprojmë së bashku, që të gjitha avantazhet dhe dobësitë e regjistruara në Raport të tejkalohen më shpejt, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje evropiane, Bojan Mariçiq në panel- diskutimin e sotëm për Klasteret 2 dhe 3 “Tregu i brendshëm” dhe “Konkurrueshmëria dhe rritja inkluzive” në kuadër të serialit “Në rrugën evropiane: Reforma të reja, mundësi të reja”.
Mariçiq theksoi se raporti vjetor i Komisionit Evropian për vitin 2022 do të jetë bazë për krahasim si ka qenë para dhe pas fillimit të negociatave, duke shtuar se skriningu me BE-në po zhvillohet pa probleme sipas dinamikës së parashikuar, duke vlerësuar se do të sjellë nxitje më të madhe për reformat në vend.
“Për këtë arsye para Raportit qëndrojmë në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse dhe të përgjegjshme për gjithçka që regjistrohet në të. Çdo vërejtje dhe rekomandim le të jetë drejtimi ynë për planifikimin e aktivitetit reformues të radhës, nëse duam të kemi sukses në këtë projekt shtetëror që ndodh vetëm një herë dhe për të cilin kemi vetëm një shans. Reformat dhe standardet e vendosura deri tani janë të qëndrueshme dhe vazhdojnë në të gjitha fushat, ndërsa fillimi i procesit të negociatave është një mundësi e re, reformat vazhdojnë edhe më intensivisht”, vlerësoi Mariçiq.
Ai tha se sa më shpejt t’i korrigjojmë vërejtjet, aq më shpejt do të transformohemi dhe përgatitemi për anëtarësim në Union.
Siç vlerësoi ai, progresi do të varet vetëm nga ne, duke vlerësuar se “nuk kemi më bllokada nga askush, prandaj nuk ka hapësirë për justifikime dhe mbështetje të fortë nga institucionet evropiane, nga shtetet anëtare, të cilat duhet të na inkurajojnë që të intensifikojmë zbatimin e agjendës reformuese evropiane”.
Lidhur me diskutimin e sotëm për Klasterin 2, “Tregun e brendshëm” dhe Klasterin 3, “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse”, tha se kapitujt e këtyre klastereve kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve sepse mbulojnë fusha të rëndësishme si për punëtorët ashtu edhe për punëdhënësit, ndërmarrjet e vogla dhe të mëdha, industrinë, ekonominë, politikën ekonomike dhe monetare, taksat, politikën sociale, por edhe shkencën dhe hulumtimet dhe arsimin e kulturën.
“Ne jemi të vetëdijshëm dhe e dimë se përpara nesh është një proces kompleks dhe afatgjatë që kërkon vazhdimësi dhe vullnet të fortë politik për reforma thelbësore. Por, ka një qëllim të qartë para nesh, një plan të qartë reformash që duhet të vazhdojë. Ky nuk është projekt i Qeverisë, ky është një projekt shtetëror dhe ekipor që tejkalon mandatin e një qeverie dhe interesat partiake. E dimë se obligimin që marrim është i vështirë, por e dimë gjithashtu se cili është qëllimi ynë: zhvillimi, prosperiteti, ekonomia evropiane, tregjet evropiane, standardi evropian i jetesës për qytetarët, deri në fund të vitit 2030. Qëllim ambicioz, por i arritshëm”, theksoi Mariçiqi në fjalimin e tij.