“Unë supozoj se një pjesë e publikut mund të ketë shpresuar që ky detyrim të zhduket ose të realizohet më vonë. Por ne nuk duam të humbim kohë, sepse kjo kohë është e çmuar për ne. Ne kemi filluar tashmë negociatat, skriningu është në vazhdim dhe përvoja e deritanishme na tregon se me kalimin e viteve, nëse i lëmë ato, këto detyrime bëhen më të vështira, jo më të lehta”, tha zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq në “Studio 10” në TV24.
Ai shtoi se vendi po shfrytëzon të gjithë kornizën kohore që ka në dispozicion dhe shprehu pritshmërinë që të gjithë të veprojnë me përgjegjësi, në nivelin e detyrës dhe të shtetësisë./Lajmi i plotë.