Një prej pesë qytetarëve të Maqedonisë janë të uritur, por përkundër kësaj, në vend
brenda vitit hidhen mbi 5 mijë tonë ushqime. Vetëm me ushqimin që përfundon në
deponinë Drislla, mund të ushqehen prej 15.000 deri 16.000 familje. Nëse merret
parasysh se një familje mesatarisht numëron tre anëtarë kjo do të thotë se me këtë
ushqim mund t’u ndihmohet 45.000 deri 50.000 njerëzve. Katërmbëdhjetë organizata
joqeveritare nga Shkupi tashmë disa muaj për çdo ditë e grumbullojnë
ushqimin prej donatorëve të ndryshëm si restorante, furra dhe kapacitete tjera të
ndryshme hoteliere dhe prodhuese dhe ua dërgojnë mijëra qytetarëve.
Derisa nuk fitojmë ligj të ri për donimin e tepricës së ushqimit donacionet do
të shkojnë sipas ligjit ekzistues, ndërsa ka të bëjë me Ligjin për donacione dhe
sponzorizime dhe me Ligjin për siguri të ushqimit. Ndonëse procesi
administrativ për lirim tatimor është më i vështirë, megjithatë ka organizata
që duan të donojnë – deklaroi Bllazhe Josifovski, Hajde Maqedoni.
Ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli thotë se problemi me njerëz të
uritur është evident edhe në vendet më të zhvilluara.
Edhe në SHBA ka varfëri dhe nevojë për ushqim, një në tetë amerikanë nuk
kanë ushqim të mjaftueshëm çdo ditë. Mijëra maqedonas luftojnë për të
ardhur deri te ushqimi – tha Xhes Bejli, ambasador i SHBA-ve në Shkup.
Në mënyrë që ndërmarrjet të motivohen për të dhuruar ushqim, organizatat
qytetare kërkojnë ligj të posaçëm për dhurimin e ushqimit përmes të cilit të gjitha
kompanitë që do dhurojnë, të kenë lirime tatimore ose lehtësime tjera. Tashmë janë
dhënë rekomandime për shërbimet qeveritare, kështu që ndonjë ligj i tillë eventual
mund të pritet të miratohet këtë vit./TV KOHA/