Mbi 1.8 milion qytetarë sot do të shfrytësojnë të drejtën e tyre për të votuar, votë përmes së cilës, do të zgjedhin kandidatin më të denjë për të drejtuar komunën e tyre.
Në orën 7 të mengjesit janë hapur vendvotimet dhe që në mëngjes herët është parë interesim tek qytetarët për të shfrytëzuar të drejtën e votës, shkruan Almakos.
Në komunën e Cairit ku të drejtë votë kanë rreth 557 797 qytetarë, ndërsa për ditën e sotme dëri në orën 8:00 në një nga vend votimet, në shkollën “7 Marsi”janë paraqitur rreth 2% e votuesve.
Në Komunën e Sarajit në shkollën “Dituria”vendvotimi është hapur në kohë edhe psepërgatitjet nuk kanë qenë të finalizuara plotësisht, por me pas votimi ka rrjedhur normalisht.
Gjithashtu në vendvotimin e shkollës “7 Marsi”në Butel thuhet se probleme janë hasur me bateriat e lampave për gjurmët e gishtave.
Sa u përket atyre të cilët dje kanë aplikuar për të marrë letërnjoftime, nga MBP kanë thënë se që në 7 të mëngjesit gjatë diotës së sotme , sportelet do të jenë të hapura në mënyrë që qytetarët të pajisën me letërnjoftime.
Përgatit: Evi Shkopi
Almakos.com