XHABIR DERALLA
Në këtë vend, pra në Maqedoni, gjithçka vlerësohet dhe respektohet. Çdo detaj që i rrethon njerëzit, si në të tashmen ashtu edhe në të shkuarën por edhe në të ardhmen, adhurohet pafundësisht nga shoqëria. Ky është si një vend i përrallave të Diunilendit, ku njerëzit, si xhuxhët e Borëbardhës, punojnë shumë dhe këndojnë nga agimi në muzg. Me ndryshimin se tek ne nuk ka asnjë shtrigë të keqe që të “interpretojë” përrallën. Vetëm respekt dhe shumë punë.
Shihni sesi njerëzit në Maqedoni i vlerësojnë edhe rrugët. Sidomos autostradat. Në rreth 320 km autostradë ka 26 pika pagese në të dy drejtimet (mesatarisht: çdo 12 km). Është një nderim i vërtetë për rrugët. Pavarësisht se cilat janë ato, sa vrima ka në to, sa ngadalë riparohen (për shkak të armiqve të jashtëm dhe të brendshëm, forcave më të larta dhe breshkave të Galapagos) – tarifat faturohen. Ky është patriotizmi i vërtetë. Dhe çmimi i tarifave është patriotik. Nëse për banorët e këtij vendi qiellor tarifa është 40 denarë, për të huajt është 61 dhe diçka denarë (1 €), nëse është 60 për ne, për ata është 90 e më tepër (1,5 €).
Vetëm për krahasim. Gjermania ka 13,192 km autostradë dhe tarifon vetëm për automjetet më të rënda se 7.5 tonë. S’ka respekt, ky është një turp për gjermanët./Analiza e plotë.