13.05.2017
Maqedonia prej moti funksionon thuajse si shtet pa qeveri. Dhe së shpejti, ma saktë nga e hëna që vjen, do vijë edhe deri te bllokimi i pushtetit komunalë.
Ç’ mund të bëjë shumica e sapoformuar parlamentare që ky problem të mos e zhys vendin në një kaos edhe më të madh?
Profesori Universitar, Arsim Sinani për Almakos.com, thotë se ka mënyrë që këtij problemi “t’i lidhet koka” sa s’është bërë edhe më serioz.
Sipas tij, shumica e re parlamentare lypset që në bazë të ingerencave që ia jep kushtetuta, ta shmangë krizën, e cila është e inskenuar mirë nga ana e VMRO-DPMNE-së.
Sinani beson se votuesit do i ndëshkojnë të gjithë ata që e sollën vendin deri këtu ku ndodhet sot.
“Megjithatë populli do të vazhdojë t’i ndëshkojë si në zgjedhjet parlamentare edhe në zgjedhjet lokale. Do të kemi një votë super ndëshkuese, për të gjithë ata që na katandisën në mjerim”,shton profesori universitar, Arsim Sinani.
Analisti Albert Musliu, thotë se nuk është në interes të VMRO-DPMNE-së që të bllokojë edhe pushtetin lokal, pasi që shumica e kryetarëve të komunave janë të kësaj partie.
Në ndërkohë, shumica parlamentare pret mandatin nga presidenti Ivanov, që të fillojë të ju japë udhë të gjitha çështjeve. Pyeten që tani e shtrojnë të gjithë është si do veprojë kjo shumicë nëse Presidenti nuk ua jep mandatin?
Sinani dhe Musliu janë të prerë në konstatimin se “Ivanov është lev i VMRO-DPMNE-së dhe nuk duhet pritur dhënien e mandatit për formimin e qeverisë”.
Dhe kjo nuk do të ishte aspak jo ligjore, pasi një hap të tillë e lejon edhe kushtetuta e vendit, thonë ekspertët duke shtuar se e vetmja shpresë është mbështetja ndërkombëtare që ka shumica e re parlamentare./Almakos.com
Evi Shkopi