Nga vendet e Ballkanit, Sllovenia ka rrogat më të larta, ndërkaq Maqedonia i ka rrogat më të ulëta.
Sipas Anadolia, rroga mesatare në Slloveni është 1.056,47 euro, kurse në Maqedoni është 381,90 euro.
Nga vendet tjera, Kroacia ka rrogë mesatare prej 795,53 euro, Mali i Zi 511 euro, Bosnja e Hercegovina 436 euro, Serbia 391,29 euro.
Gjatë vitit 2017, rroga mesatar u rrit më së shumti në Kroaci, kurse më së paku në Bosnjë e Hercegovinë e Mal të Zi.
Në Maqedoni, rroga mesatare u rrit për 18,10 euro në këtë vit që lëmë pas.