Maqedonia edhe këtë vit është prezantuar në ngjarjen kryesore dhe qendrën e atraksionit për industrinë turistike, e cila ndikon në përvojat e udhëtimit nëpër tërë botën ITB (ITB Berlin, Trade Skow Show).
Përfaqësuesit e Agjencisë për promovim dhe përkrahje të turizmit të Republikës së Maqedonisë (APPT) nga data 7 deri më 11 mars, në stendën e Maqedonisë do t’i njoftojnë të gjithë vizitorët me vlerat turistike të vendit tonë.
Në panairin në Berlin subjektet turistike të Maqedonisë TA BADEM TOUR Fibula Air Travel, TA Visit Macedonia, DMC Ballkans, TA Enjoy Balkans, TA Bohemia, Macedonia Holidays, Park Hotel i prezantojnë prodhimet e tyre turistike të cilat i ndjekin trendet botërore.
Siç kumtoi Agjencia, drejtori Lupço Janevski realizoi takime me përfaqësuesit e Tomas Kuk, Belgjikë, Tomas Kuk, Azi, TUI-Holandë, Aurinko Nordika, Eatonija Vizit Ballkan, Polonia. Në mbledhjet, me një pjesë të tyre është diskutuar për mundësitë për vazhdim të marrëdhënieve të partneritetit dhe fillimin e bashkëpunimit të ri, me qëllim të rritjes së profitit turistik në Maqedoni.
Në diskutim Janevski, ashtu siç citohet në kumtesë, ka potencuar në faktin se Maqedonia me ofertën e saj të pasur është bërë pjesë e hartës botërore të destinacioneve atraktive dhe tërheqëse turistike në rajon, për turistë nga e tërë bota.
Stendën e Maqedonisë e vizitoi ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Berlin, Sasho Markovski, i cili i theksoi reagimet pozitive nga të gjithë turistët profesional të involvuar në pjesëmarrjen e panairit në Berlin dhe mundësitë e ndryshme dhe unikate turistike të cilat ua ofron Maqedonia turistëve botëror.
ITB Berlin është ngjarja më e madhe turistike dhe panair për turizëm në botë. Si brend internacional dhe tregim e cila ka zhvilluar sukses botëror, ofron mundësi të vetme në një vend të njoftoheni me vende të ndryshme dhe rajone nëpër botë. Nga fillimet e para në vitin 1966 deri më sot, ITB Berlin përshëndet rreth 10.000 ekspozues të më shumë se 180 vendeve dhe rajoneve. Qytetet, operatorët turistik, aviokompanitë, hotelet, mediat dhe entitetet tjera turistike të cilat merren me turizëm e prezantojnë vehten dhe shërbimet e tyre dhe i inspirojnë udhëtuesit botëror. Hapësira ekspozuese prej 150.000m2 e ITB Berlin, çdo vit i plotëson standartet botërore në biznesin turistik. E menduar si B2B platformë, subjektet tregtare kanë shumë mundësi t’i zgjerojnë kontaktet e tyre dhe të ndërtojnë marrëdhënie të partneritetit me ekspozuesit, të cilët përmes ofertave kualitative dhe ngjarjeve të ndryshme e tërheqin vëmendjen e 180.000 vizitorëve.