Republika e Maqedonisë edhe më tej nuk i plotëson rekomandimet nga vlerësimi i katërt nga GREKO (vendet për luftë kundër korrupsionit), që kanë të bëjnë me Kuvendin, gjyqësinë dhe Prokurorinë Publike, thonë nga Transparency International – Maqedoni.
Transparency Intermational- Maqedoni
“Raporti nga rrethi i katërt i evaluimit të GREKO-s, i miratuar që në dhjetor të vitit 2013, në vete përmban shumë vërejtje dhe rekomandime për largimin e vërejtjeve të dhëna, por pas tyre ende nuk është vepruar në mënyrë adekuate, me çka ato do të shmangeshin”.
Këtë, siç ishte theksuar, e vërteton edhe deklarata e dhënë më herët nga presidenti I GREKO, Marin Mërçella, I cili në fjalimin e tij në një tryezë të rrumbullakët me temë “Roli i gjykatësit gjykues në procedurën e provave”, në organizatën e OSBE-së dhe Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publikë, ka theksuar se GREKO pret që rekomandimet të plotësohen, jo për shkak të vetë grupit të shteteve për luftë kundër korrupcionit, por për shkak qteretarëve të Republikës së Maqedonisë. Prej 19 rekomandimeve në raport, tre janë plotësuar, dhjetë janë pjesërisht të plotësuar, ndërsa gjashtë nuk janë plotësuar. Transparence International – Maqedoni, në janar e njoftoi opinionin se shteti nuk ndërmerr mjaft aktivitete për luftë kundër korrupsionit në pajtim me këto rekomandime.
Transparency International- Maqedoni.
“Në atë komunikatë është theksuar se katër nga rekomandimet për të cilat mungon implementimi kanë të bëjnë me ndalimin e korrupcionit tek anëtarë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq dy rekomandime të pazbatuara të tjera kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe prokurorinë publike.”
Sipas tyre sot thuajse një vit më vonë, punët nuk kanë lëvizur nga pika në të cilën kanë qenë atëherë
Organizata i bën thirrje Qeverisë së Republikës së Maqedonisë që seriozisht të merret me plotësimin e këtyre rekomandimeve, ashtu që do të formojë ekip të posaçëm që do ta ndjekë zbatimin e këtyre rekomandimeve.
https://youtu.be/2PTZKPy-XGQ
Ajnur Bafqari