Në mbledhjen e qeverisë së Maqedonisë u vendos dhënia e një ndihme prej gjashtë milionë denarësh maqedonas për Shqipërinë për përballimin e situatës së përmbytjeve shkaktuar nga shirat e rrëmbyer të fillimit të muajit dhjetor.
”Përmbytjet në Shqipëri shkaktuan evakuimin e rreth 600 familjeve në dy zona në jugperëndim të Shqipërisë. Më shumë se 3 000 shtëpi, 56 shkolla dhe 16 mijë hektarë tokë u përmbytën. Shumë rrugë dhe 28 ura u dëmtuan. Autoritetet shqiptare kanë filluar përllogaritjet e dëmeve dhe po shqyrtojnë kompensimin financiar të të dëmtuarve”.