Komisioni Evropian i ka dhënë dritë jeshile Maqedonisë për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, këtë e ka bërë të ditur sot eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johanes Han, gjatë prezantimit të raportit të Progresit. Siç theksoi Han thelbësore është që Maqedonia të vazhdojë zbatimin e reformave dhe angazhohet në zgjidhjen e çështjes së emrit.
“Kjo ditë është me të vërtetë e mirë për Ballkanin Perëndimor. Jam i kënaqur që Komisioni e ka pranuar arritjen e zhvillimit të Maqedonisë dhe Shqipërisë me atë që i ka rekomanduar Këshillit të fillojë me bisedimet hyrëse me të dy vendet dhe njëkohësisht të theksojë që është e nevojshme që të mbahet zhvillimi”, deklaroi Han.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, theksoi se përparim i mëtejshëm do të jetë përbushja e reformave prioritare në Maqedoni.
‘’Hap përpara i bërë sot nga FYROM dhe Shqipërin është një hap përpara për të gjithë regjionin e Ballkanit Perëndimor. Fokusi ynë strategjik dhe angazhimi sjellin progres praktik dhe përfitime për të gjithë njerëzit në rajon. Çështja e reformave dhe modernizimi duhet të vazhdojnë në interes të partnerëve dhe Unionit Evropian,’’ thekosi Mogerini.
Eurokomesari Johanes Han sugjeroi të vazhdohen reformat në, administratën publike, luftën kundët korupsionit dhe krimeve të organizuara, dhe gjyqësi.
Përndryshe Morgerini dhe Han nesër pritet të arrijnë në Maqedoni. Gjatë periudhës së qëndrimit në Shkup Mogerini do tu drejtohet deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë./Almakos
Arbnora Memeti