Në Maqedoni dhe Ballkan mbisundon kulturë politike kolektiviste, që nuk është bazë e përshtatshme për lirinë në kuptim politik, sepse liberalizmi mbështetet në individualizëm. Për këtë profesor Nenad Markoviq thotë se është e nevojshme zhvillimi i vetëdijes te të rinjtë, i krijimtarisë, aftësive ndërmarrëse dhe individualizmit te të rinjtë që kryesisht janë të ngulfatur te partitë politike, të cilët janë subjekte që promovojnë ide kolektiviste. Ndërsa, sipas opinionistes, njëherë diplomate, Adelina Marku, e quan koletivismin doktrinë politike që thotë se entitetet si shteti, shoqëria apo kombi kanë një ekzistencë autonome përtej individëve që bëjnë pjesë në to. Ku këto forma ekstreme kolektivizmi, në Maqedoni, shkojë deri në pikën e të mohuarit të ekzistencës së autonomisë së individëve përtej kolektivit.
“Është një menatlitet i trasheguar nga periudha e monizmit, e cila fatkeqësisht nuk ç‘rrënjoset nga sistemi para pluralist të Maqedonisë sepse, akoma nuk është vend pluralist. Këtu, ndoshta, një nga fakorët më kryesor, të cilët janë për t’u fajësuar ëshët mënyra se si Lidershipi përfaqësues e kupton fuqinë dhe distribuimin e saj. Dhe, gabimi ndodh në momentin kur ai koncetron gjithë fuqinë në vete, duke menduar se vetëm ai apo ajo është i zoti për të shpërndarrë me dozë të caktuar sipas standardeve të veta, për shërbimet në popull, apo shërbimet në votues. Është specifike, një kulturë “sultaneske” e sundimit politik, e cila do të rënohet në momentin kur individualistët të rrjetëzohen dhe të krijojnë sistemin funksional të vlerës, pra të vlerave demokratike. Por, sa afër jemi, mendoj se, jemi akoma larg pasi për të ndërtuar dhe për të mbështetur vlerën individualiste nevoitet një fuqi, potencial ekonomik, por edhe një sistem politik, që do të ishte garues dhe sfidues për individualistët”, tha opinionistja Adelina Marku, për Almakos.
Ndërsa, sipas profesorit universitar, Bashkim Selmani, pikëpamjen kolektiviste që thotë se interesat dhe dëshirat e individëve duhet t’u hapin rrugë brenda kolektivit dhe kjo ndodh në Maqedoni, ku në pah është ideologjia kolektive, pra është politika që i ngërthen individët.
“Nëse neglizhohet gjendja faktike e të rinjve, siç edhe duket vetë ambienti politik ka politizuar gjithçka dhe në këtë rast është e prekur vetë ardhmëria e kombit apo shtetit, për arsye se edhe vetë përçarja e të rinjve nëpër partitë politike shpesh herë ka bërë të humbet uni i individit. Çështjet janë të meritrokracisë dhe prandaj veprimet e fundit që imponohen nga jashtë dhe çështja e individualitetit nuk mund t’i arrjë synimet bazë, sepse është prishë gara e suksesit dhe në bazë të aftësive individuale që të arrihet deri te një e drejtë e caktuar. Pra, brenda këtyre 20 viteve, të Maqedonisë, jo vetëm që kanë humbë ato vlera, po ajo është në degradim gjithëpërfshirës, e cila e ka shumë të vështirë që të arrijë një pozitë të caktuar në bazë të meritave, ose asaj që është garë individuale. Thjesht themi se është humbur gara individuale dhe e njëjta dëmton proceset kolektive “, tha profesor Selmani, për Almakos.
Selmani mendon se është kodeksi etik politik, ku vetë politika është ajo që nuk jep hapsirë. Ku te ne mendohet që vetëm nëpërmjet politikës, pa i patur kriteret individuale . Ai thotë se nuk është problemi te qytetarët apo te vetedija e të rinjve, por ajo është më e lartë. Mirëpo, është ngulfatja politike dhe institucionale që dëmton individin dhe është mirë që të ketë më shumë organizime reale të gjeneratave të reja. Ku, në Maqedoni çdo gjë është e politizuar dhe politizimi i tepër nënkupton humbjen e vlerave reale dhe ato individuale.
Delvina Kërluku
Almakos.com