Qeveria ka filluar përgatitjen e krijimit të kushteve për hyrje të operatorit të tretë operatorit celularë në Maqedoni, ka informuar sot ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë Damjan Mançevski. “Flasim për operator rrjeti, ndërsa jo për virtual për çka nevojiten një sërë masash, përpjekjesh dhe ndryshime të disa akteve nënligjore. Të gjithë këto aktivitete do të bëhen paralelisht me përpjekje që të mos e prishim konkurrencën e tregut, gjegjësisht të së dy operatorëve të tjerë ekzistues në shtet. Qëllimi përfundimtar është shërbime më të mira për qytetarët me çmime më të ulëta”, tha Mançevski.
Ai pret që operatori I tretë të nis me punë Brenda dy viteve. Për momentin Maqedonia është vendi i vetëm në Evropë në të cilin ka vetëm dy operatorë celularë.
Arbnora Memeti
Almakos
.