Zoran Zaev dje e shokoi opinionin me deklaratën se gjatë kohës së ngjarjeve të turpshme në Parlament me 27 prill, vitin e kaluar, me celular ka marr informacione se nga Bit Pazari janë nisur shqiptar të armatosur drejt parlamentit për t`i mbrojtur deputetët e BDI-së dhe Zijadin Selën, thuhet sot në njoftimin e partisë politike, Maqedonia e vetme, transmeton Almakos.
“Nëse për një afat të shkurtër ka ekzistuar një grup i armatosur shqiptar që është mobilizuar për ta sulmuar Parlamentin me 27 prill, pastaj Zaev këtë gjë e ka ditur dhe një vit nuk ka ndërmarr asgjë, parashtrohet pyetja nëse Zoran Zaev po i merr të gjitha partitë shqiptare në qeveri në tentimin për përballjen përfundimtare me popullin maqedonas, ndërsa arma ilegale e shqiptarëve të armatosur do të shërbeje për këtë qëllim”, pyetën publikisht nga Maqedonia e vetme. /Almakos/