Maqedonia e Veriut nuk synon të ndërtojë kampe shtesë për emigrantë, deklaroi ministri i brendshëm, Oliver Spasovski. Në dispozicion mbeten vetëm dy qendrat e pranimit në Tabanoc dhe Gjevgjeli të cilat përdoren për strehim të përkohshëm. Drejtori i Qendrës Ndërkombëtarë për zhvillimin e politikës së migracionit deklaroi se Shkupi zyrtar mund të marrë vendim tjetër, nëse vlerëson ashtu. Në Ohër sot u mbajt takimi i grupit drejtues të Qendrës ndërkombëtare për politikë migracioni ndërsa këtë vit me këtë institucion do të kryesojë Maqedonia e Veriut.
“Nuk e dimë numrin e saktë, por e dimë që në Turqi ka shumë njerëz nga Irani dhe Afganistani që do të donin të kalojnë përmes Turqisë dhe Greqisë për në Evropë. Duke pasur parasysh luftimet në Siri, për momentin supozojmë që në të ardhmen mund të ketë edhe më shumë refugjatë që do të kalojnë përmes Greqisë e më pas përmes rutës së Ballkanit Perëndimor. Duhet të përgatitemi pasi edhe kemi kushte më të mira të motit ku njerëzit mund të lëvizin më shumë”, thaMihael Shpindeleger, drejtor i Qendrës ndërkombëtare për zhvillimin e politikës së migracionit.
Për momentin nuk ka tregues nëse do të funksionojë ruta e Ballkanit Perëndimor, përveç tentimeve ilegale që i kemi tani dhe vitin e kaluar. Është e saktë që në territorin e Turqisë ekziston numër më i madh i emigrantëve. Por, ata atje nuk do të qëndrojnë gjatë. Ka emigrantë që tashmë janë integruar në shoqërinë turke dhe për këtë është shumë e rëndësishme që marrëveshja mes Turqisë dhe BE-së të vazhdojë”, tha Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.


