Maqedonia e Veriut është vendi i vetëm nga rajoni dhe më gjerë i cili me vendim të Qeverisë publikon listën e personave të përfshirë në masat restriktive financiare.
Vendimi i Qeverisë për të zbatuar masa restriktive ndaj 15 shtetasve të dyshuar për terrorizëm ka për qëllim parandalimin e veprimtarisë së tyre në financimin e akteve terroriste dhe përhapjen e tij përmes ideologjive të ndryshme, shkruan Alsat.
Në vendimin e publikuar në Gazetën Zyrtare janë potencuar emrat, të dhënat personale, vendbanimet, veprat për të cilat dyshohen dhe periudhat kur janë larguar nga vendi për t’iu bashkuar formacioneve të ISIS dhe luftës në Siri. Të dyshuarit do të jenë nën llupën e Drejtorisë së Zbulimit Financiar duke qenë në kohë të pa caktuar nën vendimet për të mos pasur mundësi transaksioni, shitblerje të pronës, posedim të pronës, besimi direkt ose indirekt të pronës ndaj një personi tjetër fizik ose juridik, tjetërsim i pronës dhe ndalimi i shfrytëzimit të objekteve afariste.