Alsat 2019-07-10T15:14:40+02:00
Shkupi është përfshirë në këto momente nga rrebeshet e shiut, breshërit, vetëtimat dhe erërat e fuqishme ku për pasojë është paralizuar edhe trafiku në kryeqytet. Ndërsa në mbrëmje në disa vende reshjet do të jenë edhe më intensive sipas Enti Hidrometeorologjik. Ndërsa temperaturat janë ulur për rreth 10 gradë Celsius vetëm sot. Nga e enjtja deri të shtunën na pre mot i qëndrueshëm dhe me i freskët. Nga e diela priten reshje të reja, të cilat në disa vende do të jenë akoma edhe më intensive. Moti i keq në dy ditët e fundit përfshiu shumë vende të rajonit duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Në Ulqin të Malit të Zi era e fuqishme mori gjithçka përpara, reshje dhe vetëtima pati edhe në Kroaci.
Loading…


