“Fillimet e diplomacisë austriake në Maqedoninë e Veriut – me theks të posaçëm të konsullit Austro-Hungarez në Manastir/Monsatir 1851-1919”, sot u promovua në Fakultetin Filozofik në Shkup. Me këtë ngjarje u shënua edhe 25 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Austrisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në promovimin e librit fjalim mbajtën ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ambasadori i Austrisë në vend Georg Vucas dhe rektori i Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”, Nikolla Jankullovski.
Ministri Dimitrov, me këtë rast tha se nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut, shteti i Austrisë është mbështetës i ynë dhe mik i afërt. Bashkëpunimi për Maqedoninë e Veriut, sipas tij vazhdon edhe sot, ndërkohë ministri Dimitrov, potencoi se ne jemi falënderues për mbështetjen austriake.
“Dy shtetet vazhdimisht ndërtojnë relacione të miqësisë dhe partneriteti, duke filluar nga 23 dhjetori i vitit 1994. Duke shikuar pas, në 25 vitet e kaluara, mund të jemi krenar për suksesin që e kemi arritur së bashku në zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit tonë”, deklaroi Dimitrov. Mes tjerash ai shtoi se duhet të jemi të kënaqur nga bashkëpunimi në më shumë sfera, duke filluar nga politika, ekonoMEDIAL, mbrojtja e siguria, si dhe kultura.
Dimitrov, po ashtu potencoi se Austria është një prej shteteve me të cilin kemi bashkëpunim të frytshëm bilateral dhe shumë dialog intensiv politik. Ai përkujtoi se Austria paraqet një prej partnerëve më të mëdhenj ekonomik të Maqedonisë së Veriut.
Ambasadori Vucas, vlerëson se për Maqedoninë e Veriut, anëtarësimi në BE dhe NATO, është zgjedhja e vetme dhe njoftoi se Austria, do të vazhdojë me mbështetje.
Kësisoj ai përkujtoi edhe në prezencën e kompanive austriake në tregun e vendit, si dhe ngjarjet e shumta kulturore, të cilat gjatë 25 viteve të kaluara janë zhvilluar në dy shtetet.
Rektori Jankullovski, u ndal në bashkëpunimin mes dy shteteve në arsimin e lartë gjatë 25 viteve të kaluara, duke shtuar se kanë shkëmbyer ide dhe njohuri në tema të ndryshme. Rektori i SHKM-së, potencoi se për atë është prioritet bashkëpunimi në arsimin e lartë dhe shkencën në më shumë fakultete dhe institucione në Austri.