Kombëtarja e futbollit të Maqedonisë nuk ka ndryshime në renditjen e listës më të re të FIFA-s të publikuar sot nga ana e FIFA-s. “Kuq-verdhët”, vitin 2017 e përfundojnë në vendin e 76-të. Nuk ka ndryshime as në TOP 10. Gjermania edhe më tej është lidere, para Brazilit dhe Portugalisë. Në dhjetë vendet e para janë: Argjentina, Belgjika, Spanja, Polonia, Zvicra, Franca dhe Kili. Progres më të madh prej 28-të vendeve, në renditjen e dhjetorit në Federatën botërore të futbollit ka Vanuatu, e cila është në vendin e 157-të, ndërsa Nikaragua është me rënie më të madhe – 13 vende
dhe tani ndodhet në pozicionin e 119-të. Sa i përket kombëtares së Kosovës, ajo ka humbur tre pozita në renditjen e përgjithshme të asociacionit më të lart të futbollit botëror, FIFA. Kosova tani renditet në vendin e 177-të në krahasim me muajin paraprak kur ishte e 174-ta. Kosova ka 97 pikë, ndërsa Shqipëria mbetet në pozicionin aty ku ishte. Kuqezinjtë janë në vend të 62-të me 553 pikë të mbledhura.
Data 21.09.2025
Aktuale
- Tirana, mikpritëse e “Triathlon”! Ja rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i automjeteve! Devijim edhe në linjat urbane
- Parashikimi i motit për sot! Kthjellime dhe kushte të qëndrueshme atmosferike në gjithë vendin
- Mexhiti prezanton portalin e ri të shërbimeve publike për qytetarët e Çairit
- Izet Mexhiti: Politika nuk mund të jetë e plotë pa gratë
- Visar Ademi: Gostivari – komuna me borxh më të madh në vend: qytetarët pyesin, ku shkuan paratë tona?
- Tërmeti i madh: A jemi të përgatitur për goditjen e San Andreas?
- “Muajin e fundit Rama sulmoi pa ndalur prokurorë dhe gjyqtarë, sot flet për pavarësinë e gjyqësorit”- Bardhi: Hipokrizi, nuk arrin ta kuptojë se …
- Naser Selmani: Antishqiptari Dimitrievski nuk meriton votën e shqiptarëve