Ka mundësi të mira për përshpejtim dhe avancim të bashkëpunimit mes Republikës së Maqedonisë dhe Ukrainës, për çka ekziston përcaktim i dy vendeve mike që kjo të ndodhë së shpejti përmes aktiviteteve të shumta konkrete, konstatuan në mbledhjen e sotme të Qeverisë kryeministri Zoran Zaev dhe ambasadorja ukrainase Natalija Zadorozhnjuk.
Siç deklaroi shërbimi për informim i Qeverisë, në mbledhjen e sotme kryeministri Zaev paralajmëroi se do të iniciojë deri tek MPJ dhe Qeveria heqjen e vizave mes dy vendeve, që do të mundësojë marrëdhënie ekonomike dhe tregtare më efikase mes dy vendeve, si dhe në disa fusha të tjera për të cilat është vërtetuar se ka hapësirë për këto mundësi.
Është dakorduar aktivizimi i punës së Komitetit të përzier për çështje evropiane dhe tregtare. U bisedua për lehtësime mes dy vendeve në fushën e bujqësisë, për mundësitë për ndihmë dhe zbatim të përvojave ukrainase në fushën e gazifikimit dhe në përgjithësi të energjetikës, të cilat janë, siç tha kryeministri Zaev janë ndër aktivitetet prioritare të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Ambasadorja ukrainase Zadorozhnjuk, përsëri theksoi se Ukraina mund të ndihmojë me ekspertizën e saj edhe në energjetikë edhe në projektet infrastrukturore në Maqedoni. Për këtë qëllim, theksohet, kryeministri Zaev i bëri ftesë, përmes ambasadores, biznesmenëve ukrainas për vizitë në Maqedoni dhe kontakte me biznes shoqërinë në vendin tonë, si dhe shpresë se së shpejti do të realizohet vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë nga ana e shefit të diplomacisë ukrainase Pavlo Klimkin.
“Kryeministri Zaev dhe ambasadorja Zadorozhnjuk shprehën përkrahje të dyanshme për aspiratat e Ukrainës dhe të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO, që siç është konstatuar do të ndikojë në proceset demokratike të vendeve dhe stabilitetin dhe sigurinë në këto vende. Ambasadorja Natalija Zadorozhnjuk në takimin me kryeministrin Zoran Zaev i
përshëndeti reformat që i bën Qeveria dhe intensifikimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe vlerësoi se perspektivat e hapura për Maqedoninë për në NATO dhe në BE nënkuptojnë inkurajim për Ukrainën”, thuhet në njoftim.