Gjatë javës së kaluar në Maqedoni janë regjistruar më shumë se 2000 raste të reja nga të prekurit nga gripi, ky numër gjatë javës së kaluar është rritur mbi 80% duke krahasuar me një javë përpara që ishin të regjistruar afësrisht 1200 raste nga të prekurit nga gripi.
Numri më i madh i të prekurve nga gripi janë paraqitur nga të gjitha moshat duke filluar nga 15-64 vjet, ndërsa koncentrimi më i madh i të prekurve nga gripi është regjistruar tek fëmijët nga 1 deri në 4 vjet.
Sipas statisikave nga Drejtoria për shëndet elektronik, janë vaksionuar përafërsisht 20.000 persona, kundër gripit sezonal.

