Për shkak të mjegullës së dendur sot në mëngjes në aeroportin e Shkupit janë anuluar një pjesë e fluturimeve të planifikuara, ndërsa nuk është realizuar asnjë aterrim. Mjegull ka edhe në disa akse rrugore në shtet për çka është zvogëluar dukshmëria prej 50 deri në 100 metra.
Sipas ueb faqes së aeroportit “Aleksandri i Madh” janë anuluar fluturimet për Vjenë, Zagreb dhe Stamboll, ndërsa me vonesë janë realizuar fluturimet për Dortmund dhe Bruksel. Tani për tani nuk ka aterrime, gjegjësisht është anuluar aterrimi në fluturimin e mëngjesit nga Stambolli, ndërsa aeroplanët e Austrian erlajns dhe Lufthanza nga Vjena janë kthyer mbrapa.
Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimri, nëpër rrugë të lagështa. Borë e lehtë bie në Kodrën e Diellit. Mjegull me dukshmëri prej 50 metra ka në aksin rrugor Veles-Shtip dhe Strumicë-Novo Sellë, ndërsa dukshmëri rreth 100 metra ka në Kumanovë, Shtip, Saramzalino. Pavleshenci, Koçan dhe Demir Kapi. Shi të dobët bie në Mavorvë, Dibër dhe në grykën malore Bukovë.