21 marsi, Dita Botërore e Sindromit Down sot në Maqedoni do të shënohet me një sër aktivitetesh duke filluar me prezantimin e rezultateve të projektit “Dhe unë mund të jem Balerinë” në Kinemanë e Maqedonisë në Shkup. Organizatorët kanë informuar se në kuadër të këtij prezantimi do të ketë dhe performancë balerinash.
“Në vitet e kaluar janë organizuar shumë aktivitete, ndërsa e shfrytëzuar mundësinë për ngritjen e vetëdijes se ka shumë njrëz në shoqërinë tonë që vuajnë nga Sindromi Down, me çka çdo ditë ballafaqohemi me ta”, theksojnë organizatorët, transmeton Almakos.
Edhe këtë vit fushata globale është e fokusuar në #whatibringtomycommunity me qëllim që përmes aktiviteteve të ndryshme të tregohet se personat me këtë sindrom mund të japin kontribut në shoqëri.
“Dhe unë mundë të jem balerin” është projekt i cili realizohet me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe UNICEF nëpërmjet projektve regjionale të financuara nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancuar nga UNICEF “Mbrojtja e femijëve nga dhuna dhe promovimit të përfshërjes sociale të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Ballkanin Perendimor dhe Turqi”.Almakos