Auditorë nga trupi i certifikuar MKS, pjesë e grupacionit ndërkombëtar “Quality Austria” më 12 dhe 13 shkurt, pas verifikimit të realizuar për harmonizim me kërkesat e ISO 9001:2015 standardit për menaxhim me cilësi dhanë vlerësim pozitiv për punën e realizuar dhe e ricertifikuan Sistemin për cilësi të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) me çrast u bë institucioni i parë shtetëror i ricertifikuar për këtë standard.
“Agjencia në tre vitet e kaluara, pas vendosjes së standardit ISO 9001:2008 për menaxhim me cilësi në institucion, i njohu përfitimet nga mënyra sistematike e manaxhimit me cilësi në institucion dhe filloi me implementimin e versionit të ri të standardit ISO 9001:2015”, deklaroi drejtori i AUV, Zoran Atanasov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai theksoi se përfitimet nga vendosja e standardit të ri në punë janë me rëndësi të madhe për AUV-në, për shkak se kjo kontribuon që institucioni nga viti në vit të fitojë vlera të shtuara lidhur me cilësin e shërbimeve që i ofron.