Një tejkalim i rrezikshëm i kryer të shtunën te “Bill Clintoni” në Prishtinë ka ngritur shqetësimin e qytetarëve për sigurinë në komunikacion.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të semaforëve, ku një veturë ka kaluar me shpejtësi dhe ka tejkaluar nga ana e majtë, pikërisht në vijat e bardha të këmbësorëve.
Një lexuese e KlanKosova.tv, ka deklaruar se është rrezikuar seriozisht të goditej me veturën në fjalë.
Sipas fotografive të dërguara në redaksi, në atë moment semaforët po ndryshonin, dhe disa këmbësorë tashmë kishin nisur të kalonin.


