Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një deklaratë për mediat lëshoi një lum akuzash ndaj qeverisë dhe kryeministrit pas shkarkimit të tij nga detyra ditën e sotme.
Sipas Manjanit, kryeministri i vendit Edi Rama prej 6 muajsh i bënte presion kryetarit të LSI, Ilir Meta që ta shkarkonte për faktin e vetëm se guxonte të denonconte publikisht në media gjithçka që i dukej si jo në përputhje me ligjin dhe kushtetutën dhe aferat korruptive të kësaj qeverie me të cilën sipas tij nuk e lidh asgjë…