16 March
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev nesër në orën 12:00 duhet të merret në pyetje nga Prokuroria Themelore Publike. Këtë për Alsat e konfirmuan nga Prokuroria e Marko Zvërlevskit. Zaev duhet të sigurojë informata rreth mënyrës së financimit të LSDM-së, por edhe për falsifikimin e mundshëm të të dhënave financiare të partisë. Përveç Zaevit në bisedë është thirrur edhe sekretari i përgjithshëm, Oliver Spasovski. Ai në pyetje duhet të vijë të hënën ose të martën, javën e ardhshme. Para disa ditëve, Prokuroria njoftoi se ka hapur hetim kundër Zoran Zaevit në kohën kur ka qenë kryetar i Strumicës.
Alsat-M