Punonjësit në administratën publike edhe më tej do të duhet të kalojnë tekstin psikologjik dhe testin e integritetit, si dhe duhet të kenë certifikatë ndërkombëtare për njohje të gjuhëve të huaja, transmeton Medial.mk.
Nga Ministria për Shoqëri Informatike thonë se Ligji për administratën është sjellë, por i njëjti duhet të harmonizohet me më shumë ligje të tjera. Derisa kjo të bëhet, administratorët e ardhshëm do të punësohen sipas ligjit aktual.
“Ndryshimet në Ligjin për administratorët publikë veç më janë miratuar në Kuvend, por është e nevojshme miratim i mbi 120 ligjeve me kushtet e këtij ligji. Disa prej tyre kanë kaluar në Kuvend, pjesa më e madhe nuk janë ato që mund t’i premtojnë opinionit se të gjitha shpalljet, të gjitha emërimet e ardhshme do të jenë në pajtueshmëri me ligjin. Ata të cilët janë miratuar në pajtueshmëri me kushtet, ata të cilët nuk janë, sipas atyre që janë dhe këta njerëz duhet të sigurojnë të gjitha certifikatat të cilat janë të nevojshme”,- tha ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski.