Alsat-M 2019-05-06T12:58:05+02:00
Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Damjan Mançevski ka deklaruar se ata që marrin paga, dhe nuk shkojnë në punë do të përfshihen nga “fshesa” të cilën paraprakisht e kishte paralajmëruar kryeministri Zoran Zaev. Sipas tij, të gjitha reformat në lidhje me strukturimin e sektorit publik do të diskutohet me të gjitha partitë politike që opozita mos të ketë hapësirë për të akuzuar për revanshizëm politik. Në lidhje me punën e tij ai ka thënë se mundet që i njëjti ta kryejë edhe me më shumë sukses, mirëpo qytetarët e kanë fjalën e fundit. Do të respektojë vendimin nëse Kryeministri Zoran Zaev vendos që ai të lëshojë këtë ministri, si pjesë e ndryshimeve të përbërjes qeveritare.
Loading…


