Krijimi i kushteve për operator të tretë celular në Maqedoni dhe përvojat e Turqisë në këtë sferë, ishin temë e takimit të sotëm të ministrit të Maqedonisë të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski me ministrin turk të Transportit, Lundrimit dhe Komunikime Ahmet Arsllan.
Në takimin me Arsllanin, i mbajtur gjatë Kongresit celular botëror në Barcelonë, Mançevski i ka prezantuar angazhimet e MSHIA-së në pjesën e digjitalizimit të administratës, rritje të numrit të eshërbimeve dhe përgatitjen e planit operativ për internet me rrjet të gjerë. Ministri Mançevski mori pjesë në Kongresin celular botëror me qëllim të bisedimeve për krijim të
kushteve për operator të tretë celular në Maqedoni, si shtet i vetëm në Evropë me më pak se tre operatorë, njoftoi Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës e RM-së.
Data 23.09.2025
Aktuale
- Në muajin korrik paga bruto arriti në 68.102 denarë
- ESHS: Në muajin korrik paga bruto arriit në 68.102 denarë
- “Duhet të kërkosh falje, ky është mashtrim”- Tensione në GJKKO, përplasen Nuredin Dumani dhe Erion Alibeaj për “Mas*krën e Bradasheshit”
- Thaçi, Ahmetit: Pas humbjes do të bëhet më i logjikshëm
- Infermieri theret me thikë nga kolegu në Spitalin e Tiranës, i dyshuari në kërkim
- Toshkovski: Studentët më të mirë duhet të hyjnë në institucionet e sigurisë
- Mickoski: Gjyqtarët dhe prokurorët nuk i meritojnë as pagat e tyre aktuale, e lëre më rritjen e tyre
- Goditi me thikë infermierin në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, zbulohen detaje rreth radiologut Dashamier Çajka! I arratisuri, president i ekipit të peshëngritjes në Kamëz