Sektori i Punëve të Brendshme në Manastir mbrëmë (03.10) deri tek Prokuroria Publike ka dorëzuar flet arrest kundër R.A (45) dhe B.G (33) dhe dy shtetas të Shqipërisë, për arsye se ekzistonte dyshimi se të njejtit kanë kryer veprën penale “prodhim dhe shitje jo ligjore-(ilegale) të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, që është e dënueshme me ligj sipas nenit 215, paragrafi 1, K3 Republika e Maqedonisë.
Njëherit, dy të raportuarit së bashku me një person tjetër të pa njohur, pas blerjes ilegale të drogës, marihuanë, të njejtën kishin paketuar në 38 qese najlloni, të cilat i kishin vendosur në dy torba udhëtuese dhe nga Shqipëria përmes Maqedonisë donin që të njejtën të kryejnë transportin e marihuanës në Greqi.
Pas një kohe të shkurt, të identifikuarit e policisë, R.A dhe B.G janë kapur në pikën kufitare me dy torbat me marihuanë, përderisa personi i tretë ishte drejtuar në drejtim deri më tani të panjohur.
Pas një analize të kryer vërtetohet se në torbat mbajtëse kishte 38 qese najlloni të paketuara ose 38.1 kilogram. Brenda torbave është gjetur edhe 201 gram hashish dhe 350 mililitra rrëshirë hashashi
Të dy të arrestuarve u është caktuar paraburgim me nga 30 ditë./ALMAKOS/