Shtëpitë botuese “Logos-A” dhe ”Shkupi” në bashkëpunim me Lidhjen e Arsimtarëve Shqiptarë në Maqedoni dhe Shoqatën joqeveritare “22 Nëntori” nga Manastiri, me rastin e Ditës së Mësuesit -7 Marsit shpërndanë 5000 libra për bibliotekën e Shkollës Fillore “Kërste Petkov Misirkov” të fshatit Kishavë. Përfaqësuesi i shtëpive botuese Nuhi Dardhishta, njëkohësisht dhe kryetarë i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë në Maqedoni, tha se librat do tu shërbejnë nxënësve për të ndjekur procesin edukativo-arsimor në mënyrë të denjë.
Nuhi Dardhishta, përfaqësues nga shtëpitë botuese”Ky qytet asnjëherë nuk do të harrohet, këto shkolla e mësimdhënës nuk do të harrohen nga shqiptarët. Gjithmonë edhe do të vizitohen dhe do të ketë kontribut dhe dorëzim të librave”
Kryetarja e shoqatës joqeveritare “22 Nëntori” Sibela Alimovska e vlerëson këtë nismë si kontribut me vlera kombëtare, pasi biblioteka në fjalë do të mbetet trashëgim për brezat e rinjë.
Sibela Alimovska, përfaqësuese nga OJQ 22 Nëntori ”Kemi realizuar një donacion me 5000 libra për të furnizuar bibliotekën në sh.f. të fshatit Kishavë. Me të vërtetë është një rast shumë i mirë dhe kombëtarë, sepse furnizohet një bibliotekë e cila do të jetë trashëgimi e kësaj shkolle”
Ndërkohë drejtori i shkollës “Kërste Petkov Мisirkov”, Dimitar Pipilevski”, pas furnizimit të bibliotekës me libra, ka një kërkesë për Ministrinë e Arsimit.
Dimitar Pipilevski , drejtor i shkollës
”Kam një thirrje ndaj Ministrisë së Arsimit. Pasi tani kemi mjete teknike për një bibliotekë si i ka hije, le të na e sjellin dhe një përgjegjës që do të kujdeset për të.”
Nga ana tjetër mësuesja e kësaj shkolle, tha se krahas kushteve të mjerueshme në të cilën ndjekin procesin mësimor nxënësit e kësaj shkolle, ata detyrohen që disa nga lëndët t’i ndjekin në gjuhën maqedonase.
Nimet Ibrahim, mësuese
”Për shkak të mungesës së kuadrit , kemi disa lëndë që ndiqen në gjuhën maqedone, shpresoj që në të ardhmen do të kemi arsimtarë të atyre lëndëve ku për momentin kemi historinë në gjuhën maqedone, arsimin fizik dhe shëndetësorë dhe shkencat natyrore ”
Ky aktivitet është vazhdimësi e bashkëpunimit të ShB “Logos-A” dhe ShB “Shkupi” me Lidhjen e Arsimtarëve Shqiptarë dhe Shoqatën joqeveritare “22 Nëntori” nga Manastiri filluar vitin e kaluar kur poashtu për nder të 7 Marsit “Logos A” pat shpërndarë 30000 libra: të gjithë arsimtarëve shqiptarë nga një libër të Sami Frashërit “NDËRGJEGJA”, të dramës “GRATË”, si dhe pjesa tjetër, libra të zhanreve të ndryshme, lektura, atlase, monografi, libra shkencorë etj. për bibliotekat e shkollave fillore të Maqedonisë.
Hava Tahiri /SHENJA/